Ndahen Medalje të Karrierës për nënoficerët e lartë të FSK-së

Forcat e Sigurisë së Kosovës përmes një postimi kanë njoftuar se janë ndarë medalje të karrierës për nënoficerët e lartë të FSK-së.
Ato janë ndarë nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shkruan lajmi.net.

“Kontributi i Nënoficerëve në ngritjen e korit të nënoficerëve dhe zhvillimin e Forcës me standardet e vendeve të NATO-s, është pikërisht puna dhe angazhimi i pakursyer i nënoficerëve të lartë të FSK-së”, u tha në postimin e tyre.

Lexo edhe:  Aksidenti i rëndë në Mazgit: 1 i vdékur dhe 4 të lënduar