Shkoi për trajtim në QKUK dhe s’u kthye më: Zhduket i riu nga Ferizaj, familja kërkon ndihmë

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.

Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Që nga dita e djeshme, i zhdukur po rezulton edhe Arton Orana, nga Ferizaj, i cili sipas familjes, ka dalë nga Qendra Klinike Universitare ku kishte shkuar për trajtim dje në mëngjes dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Familjarët lusin qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion të lajmërohet në numrin kontaktues +383 48 733 904.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Klinë, vdes 30 vjeçari - kadet në Policinë e Kosovës