Arrestohet Enca, dyshohet se kultivoi kanabis në banesë

Këngëtarja shqiptare, Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca, është arrestuar të martën në Tiranë.

Siç raporton “Euronews Albania”, 28-vjeçarja dyshohet për kultivim të bimëve narkotike.

Aty thuhet se në banesën e saj janë kapur pesë vazo ku ishin mbjellë hashash.

Kanabisi besohet se ishte kultivuar në ballkonin e banesës.

Lexo edhe:  Del lista me emrat e gjithë pronarëve të vilave të sekuestruara në Brezovicë