Lumir Abdixhiku rizgjidhet në krye të LDK-së

Lumir Abdixhiku është zgjedhur sërish kryetari i LDK-së në Kuvendin e 10-të Zgjedhor të këtij subjekti.

Ai është zgjedhur me vota unanime nga 333 delegatë që ishin të pranishëm në sallë nga 335 sa i ka gjithsej partia.

Abdixhiku ishte i vetmi kandidat pasi Faton Bislimit nuk iu pranua kandidimi, i njëjti nuk ishte as delegat në Kuvendin e 10-të të LDK-së dhe sipas statutit të LDK-së, atij nuk i lejohet kandidimi për kryetar.

Lexo edhe:  E dhimbshme, vdes 7 vjeçari që u godit nga tramvaji në Gjermani