Rrokulliset një traktor në Suharekë, pëson lëndime të rënda pasagjeri

Një person ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrokullisjes së një traktori në fshatin Dollc të Suharekës, ka njoftuar Policia e Kosovës të dielën.

Sipas njoftimit, deri te rrokullisja ka ardhur pasi shoferi i traktorit e kishte humbur kontrollin derisa ishte duke vozitur.

“Raportohet se një mashkull kosovar deri sa ishte duke e vozitur traktorin humb kontrollin dhe rrokulliset nën rrugë, lëndime te rënda pëson pasagjeri mashkull kosovar i cili vazhdon tretmanin mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Rrahet keq personi që e goditi grusht Sali Berishën