Të rinjtë i zë “taksirati” me Policinë në festivalin ‘Sunny Hill’, dy të arrestuar

Festivali ‘Sunny Hill’ që po mbahet në Gërmi siç duket nuk do të përfundojë pa disa incidente. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, pak para orës 24:00, ku Policia arrestoi dy persona, që po pritnin për të hyrë në hapësirat ku festivali po mbahej.

Siç mëson Sinjali dy të arrestuarit janë I.Zh. dhe D.P., të moshës rreth 30-vjeçare, po dyshohen se shpërfillen urdhrat e zyrtarëve policorë, që po mbanin nën kontroll situatën, për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve.

Dy të dyshuarit, sipas informacioneve të para, kanë tentuar që të hyjnë pa rend, duke shkaktuar kështu tollovi në hyrje, çka ka bërë që Policia të vihet në veprim për t’i ndalur ata. Por siç duket as kjo nuk bëri punë, pasi dyshohet se as sqarimet e Policisë në lidhje me hyrje daljet nuk janë marrë parasysh nga të njëjtit.

Rezistenca e tyre e vazhdueshme ka bërë që Policia t’ua vë prangat dy të dyshuarve dhe të njëjtit të shoqërohen në stacion policor për intervistim.

02 Press do të ju mbajë të informuar për detajet.

Lexo edhe:  Policia shpall në kërkim Akil Gjakovën