Policia shpeton nga vetëvrasja një person në Lipjan, ishte përdorues i narkotikëve

Policia e ka shpëtuar një 40-vjeçar nga vetëvrasja, mbrëmë në rrugën “Komandant Kumanova” në Lipjan. Për motive ende të panjohura, viktima tentoi të hidhet nga kati i pestë i banesës për t’i dhënë fund jetës. Pasi u shpëtua, ai është dërguar në spital për trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për L.N., i cili në bazë të informacioneve të para është përdorues i substancave narkotike. Akoma s’dihet nëse motivi që e shtyu atë të tentojë vetëvrasjen lidhet me abuzimin me narkotikë.

Megjithatë, Prokurori i Shtetit pritet që shumë shpejt t’i marrë veprimet e nevojshme, për t’u iniciuar rasti si tentim vetëvrasje dhe të zbardhen rrethanat e ngjarjes.

Sinjali raportoi se viktima është shpëtuar nga Policia në momentin e fundit, kur ai veçse ndodhej në dritaren e banesës, në katin e pestë prej ku deshi të hidhej për të bërë vetëvrasje.

Kjo situatë që alarmoi qytetarët përreth u tejkalua kur zyrtarët policorë arritën të hynin në banesën e tij dhe e bindën që të mos e kryej aktin.

02 Press do të ju mbajë të informuar për detajet e reja të rastit.

Lexo edhe:  E dhimbshme në Zvicër: 27-vjeçarja e zhdukur gjendet e vdekur, arrestohet burri i saj