Ministria del me njoftim për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e enjte.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës dhe gazit ka mbetur i njëjtë krahasuar një ditë më parë, kurse benzina është liruar për 1 cent.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjte dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Lexo edhe:  Kosova niset drejt Bazelit, kërkon të mbaj gjallë shpresat për kualifikim kundër Zvicrës