Raportohen të vjedhura dy vetura në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, janë raportuar si të vjedhura dy vetyra në Lipjan.
Sipas raportit të policisë, një nga veturat është vjedhur në fshatin Marec, e tjetra në fshatin Gllavicë të Lipjanit, shkruan lajmi.net.

Të dy veturat janë vjedhur gjatë natës, në oborret e shtëpisë së pronarëve.

Njoftimi i plotë:

VJEDHJE E VETURËS

Fsh. Marec, Lipjan  15.02.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjatë natës nga persona të panjohur i është vjedhur vetura të cilën e kishte të parkuar në oborrin e  shtëpisë.

Fsh. Gllavicë, Lipjan 15.02.2024.  Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjatë natës nga persona të panjohur i është vjedhur vetura të cilën e kishte të parkuar në oborrin e  shtëpisë.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë në Klinë, dyshohet për të plagosur