Ndahet nga jeta një pjesëtar i Policisë së Kosovës

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Karakushi, është ndarë sot nga jeta, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar Sindikata e Policisë së Kosovës, duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Afrim Karakushi, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Lexo edhe:  “T’gjej ku t’shkojsh edhe t’mys” - Ferizajasi kërcënon bashkëshorten e tij, dërgohet në mbajtje