Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 14-vjeçar, kush është i riu nga Suhareka që u arrestua mbrëmë

02 press sot ka raportuar për një rast tronditës që ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës, ku një djalë i moshës 14-vjeçare dyshohet se është keqtrajtuar seksualisht nga një person i rritur. Pas denoncimit të rastit në Polici, 22-vjeçari i dyshuar është arritur që të arrestohet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i riu që po dyshohet se abuzoi me të miturin, është Fitim Alija.

Sipas nënës së të miturit, Alija është person i njohur për familjen e tyre.

22-vjeçari u arrestua mbrëmë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe kanë nisur hetimet për mbledhjen e provave që dëshmojnë se i ndaluari ka abuzuar seksualisht me fëmijën 14-vjeçar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  “Pranverë në vjeshtë”, këto janë temperaturat për ditën e sotme