Aksident i rëndë në Mitrovicë, dy vetura bëhen ‘kërrsh’ mes vete – FOTO

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në afërsi të tunelit në qytetin e Mitrovicës, ku janë përfshirë dy vetura.

Sinjalizues kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur për Sinjalin se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

“Në aksident janë dy vetura të përfshira, ku si pasojë janë lënduar dy persona. Aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Ulqinit. Të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes”, tha Zahiti për Sinjalin.

Lexo edhe:  “S’përgjigjem në pyetje të budallakafta”, “Keni dalë me deklarata ruse e serbe" / Latifi dhe Hyseni përplasen në debatin për Izraelin e Palestinën