Si ndodhi rrahja e oficerit korrektues brenda burgut të Dubravës?

Një i burgosur në Burgun e Dubravë ka rrahur një zyrtar korrektues, dje rreth orës 13:30. I burgosuri është F.I., 60-vjeçar.

Sipas Policisë, zyrtari kishte marr vetëm disa lëndime të lehta dhe se kishte marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Burgu i Dubravës, Istog 25.07.2022 – 13:30. I dyshuari mashkull kosovar i burgosur në burgun e Dubravës ka sulmuar fizikisht një zyrtar korrektues. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës së lehtë:, thuhet në raportin e PK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se rrahja kishte ndodhur gjatë një seance dëgjimore, që po mbahej ndaj të burgosurit.

60 vjecari tre ditë më parë ishte përfshirë në një rrahje tjetër dhe dje po mbahjen senaca dëgjimore nga Komisioni Displinor ndaj tij.

“Gjatë Seancës Dëgjimore nga Komisioni Disiplinor për të burgosurin në fjalë , i cili ishte i përfshirë në një shkelje disiplinore “rrahje”, e cila kishte ndodhur më 22.07.2022, i burgosuri ka sulmuar njërin nga anëtarët e komisionit, por pa i shkaktuar lëndime serioze”, thuhet në përgjigjet e SHKK-së dhënë Insajderit.

Pas kësaj, i burgosuri është veçuar dhe pastaj është njoftuar Policia, ndërsa anëtarit të komisionit i është ofruar ndihma mjekësore.

Lexo edhe:  25 vite nga vrasja e “Sandokanit”