Dyshohet se largoi një zarf me foto të ndjeshme nga zyra e Postës, arrestohet postieri në Prishtinë

Një person është arrestuar sot, pasi Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë mbledhur informacione dhe prova se i njëjti ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se i dyshuari i cili ishte postier, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka larguar një zarf me disa fotografi të ndjeshme nga zyra e postës.

“Mbi bazën e dyshimeve Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka arritur të identifikoj të dyshuarin dhe në konsultim me Kryeprokurorin e PTH në Prishtinë, i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistë në cilësinë e të dyshuarit, përderisa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë katvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Lexo edhe:  Kjo është çka dihet deri me tani për vdekjen e 14 vjeçares nga Maqedonia