Policia e kap një shofer duke vozitur 236km/h në autostradë, ia bën “bajat”

Njësia për Kontroll të Autostradave në vazhdim të implementimit të planeve operative me datën 21.03.2023 nga ora 09:30 deri 12:00 ka realizuar kontroll të shtuar në matjen e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve në autostradën “Arben Xhaferi”.

Me këtë rast ka shqiptuar 20 gjoba për tejkalim shpejtësie, ku në zonën e kufizimit të shpejtësisë 120 km/h janë identifikuar shoferë duke drejtuar mjetet me shpejtësi 223 km/h dhe 236 km/h, të njëjtit janë gjobitur me nga 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës për të pasur një siguri më të madhe në trafik.

Lexo edhe:  Donatori anonim në Mitrovicë ndihmon një familje nevojtare me gjëra ushqimore dhe higjenike