Vëllezërit Imeri nga Vushtrria, Gani dhe Naser Imeri, bashkë shokë tjerë vizitojnë ish drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Dy vëllezërit Imeri nga Vushtrria, Gani dhe NaserImeri, të shoqëruar edhe nga shokë tjerë kanë vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.

Ish komandanti i njohur i UÇK-së Gani Imeri, së bashku me vëllain, bizneamenin Naser Imerin kanë vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimi.

Përmes një postimi, pronari i “Ariani Company” Naser Imeri, ka shkruar se procesi i gjykimit ndaj ish drejtuesve të UÇK-së është të pa drejtë .

Postimi i plotë:

Vizitë çlirimtarëve dhe themelusëve të shtetit të Kosovës!

Liria ka emër, e ai emër është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Por edhe kjo ushtri ka emër, e ai emër lidhet me formuesit e saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët, janë duke u gjykuar për diqka që relaisht do të duhej të shpërbleheshin.
I shoqëruar me vëllaun tim komandant Gani Imeri dhe mikun tim Arben Mlinaku dhe Hajredin Hajra , vizituam çlirimtarët që po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës. Gjykata Speciale po bënë gabim që nuk po e ndanë shapin nga sheqeri, sepse ata nuk janë Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, por janë Ndërmarrje e Përbashkët Çlirimtare.
Ndejtëm e biseduam me ta. Na befasuan me qëndrimin dinjitoz dhe të palëkundër për kauzën kombëtare që kanë bërë, dhe të bindur në pafajsinë e tyre.

Repekt dhe drejtësi për çlirimtarët!

Lexo edhe:  MASHT: Nga nesër nis viti i ri shkollor, mësimdhënësit të heqin dorë nga greva!