Sami Lushtaku i çon mesazh Qeverisë nga Skenderaj i mbushur me flamuj amerikanë

Nënkryetari i Skenderajt dhe zyrtari i spikatur i PDK-së, Sami Lushtaku i ka çuar mesazh Qeverisë Kurti.

Ai ka publikuar një fotografi nga Skenderaj i cili është mbushur me flamuj amerikanë, duke ia vënë mbishkrimin “faleminderit Amerikë”.

Ky veprim i Lushtakut vjen pas tendosjes së raporteve të Qeverisë Kurti me SHBA-të.

Deri tek kjo, erdhi pasi që amerikanët akuzuan Qeverinë se “krye në vete” dhe pa dakordim vendosën të dërgojnë Njësi Speciale në veri për të mundësuar hyrjen e kryetarëve të komunave në objektet komunale.

Lexo edhe:  Rama e paralajmëron Vuçiqin: Do të rikthehet akulli mes nesh nëse nuk lirohen 3 policët e Kosovës