Qytetari nga Skenderaj: Gjykata Speciale e ka bo bërllok krejt

Dhjetëra autobusë u nisën nga Skënderaj drejt Prishtinës për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi.

Krejt kjo në përkrahje të krerëve të UÇK-së që nesër do të nisin betejën me drejtësinë në Gjykatën Speciale.

Një qytetar pak para nisjes pati disa fjalë për Specialen. “Specialja e ka bo bërllok krejt. Po dalim me protestu”, tha ai.

E një qytetar tjetër, kritikoi faktin që kriminelët serbë enden të lirë.

“Arsyeja e sotit është të marshojmë për drejtësi. Bëhet drejtësi sepse kriminelët që kanë bërë krime e masakra në Kosovë gjenden të lirë në Serbi e Kosovë, e ata që kanë luftuar për liri po mbahen padrejtësisht. Ata janë të pafajshëm i presim të lirë”, deklaroi ai.

Lexo edhe:  Polici i plagosur dje në veri, i nënshtrohet operimit në QKUK