Betohen deputetët e rinj të Listës Serbe

Nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe janë betuar në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi 10 deputetët e mëhershëm dhanë dorëheqje nga pozita e deputetit, javë më parë.

Kështu në radhë ishin nëntë deputetë të Listës Serbe dhe një deputet i partisë pasuese.

Regjistrimin e tyre e ka konfirmuar edhe Ilir Kërçeli, kryekëshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Konjufca e ka lexuar edhe formën e betimit të cilën e kanë nënshkruar deputetët.

Lexo edhe:  Dy gra rrahen mes vete në Fushë Kosovë, njëra përfundon në spital e tjetra në polici!