Tre të mitur përfshihen në një konflikt në Prishtinë, njëri nga ta frikëson të dyshuarit me armë lodër

Konfliktet e mosmarrëveshjet mes të rinjve në vendin tonë kanë marrë përmasa shqetësuese. Vazhdimisht raportohet për kërcënime e përleshje të dhunshme mes tyre, të cilat shpesh herë kanë përfunduar tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Gjerasim Qirezi’, ku tre persona të mitur dyshohet se kanë kërcënuar njëri-tjetrin.

Sinjali mëson se njëri prej të dyshuarve ka frikësuar dy të dyshuarit tjerë, duke ekspozuar një armë plastike lodër, të cilën më pas e ka dorëzuar në Polici.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar tre të miturit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Lexo edhe:  Gjykata merr vendim për dy vëllezërit që dyshohen se dhunuan seksualisht 16-vjeçaren në Gjilan