“Ose të fejohem me motrën tënde ose 20 mijë euro”: 39-vjeçari nga Rahoveci kërcënon vëllain e ish të dashurës

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre dhe familjeve të tyre. Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Bellacërkë të Rahovecit dhe është denoncuar në Polici nga një 25-vjeçar.

Këtë herë, i dyshuari B.Z., e ka kërcënuar seriozisht vëllain e ish të dashurës së tij, të cilit i ka dhënë edhe ultimatum për t’u rikthyer me motrën e tij. Rasti është denoncuar nga viktima, i cili ka kërkuar ndihmë nga Policia.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima ka raportuar në Polici se i dyshuari po e ngacmon në vazhdimësi duke e përcjellë, çka i ka shkaktuar shqetësim të madh. Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari ka kërkuar nga viktima që të fejohet me motrën e tij ose t’ia jap 20 mijë euro si dëmshpërblim.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që të denoncojë rastin pasi ka frikë për veten dhe për motrën e tij.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me atë që kishte ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Lexo edhe:  Kontigjenti i FSK-së gjatë operacionit në zonën e prekur nga tërmeti në Turqi