Aksident në Prishtinë, vetura godet një motoçikletë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Indeksonline raporton se një veturë ka goditur një motoçikletë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe ato të ndihmës së shpejtë.

I aksidentuari ka pranuar tretmanin mjekësor.

Lexo edhe:  Dhunimi i të miturës, sociologu kosovar: Një pjesë të fajit e kanë prindërit, është dashtë përkujdesje më rigoroze