Policia kap hajnin që tmerroi shoferët në Obiliq, kreu shumë vjedhje

Sot nga njësite policore të stacionit të Obiliqit, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, kryesisht vjedhje nga veturat.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Obiliqit është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:

– A.G. mashkull,31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (i kërkuar që nga muaji gusht i vitit 2022).

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 7 raste të vjedhjeve të rënda.

Lexo edhe:  “Kampi Belvedere” nga sot do të mbajë emrin e Enver Zymberit