Pas heqjes së arrestit shtëpiak, Enver Sekiraqa i rikthehet jetës së natës

Të akuzuar për përfshirje në vrasje dhe të lirë.

Kjo po ndodh me Enver Sekiraqën dhe dy të tjerët. Pas zvarritjes për 18 vjet të dhënies së verdiktit përfundimtar, gjykata ka vendosur që Enver Sekiraqës t’ia heq edhe arrestin shtëpiak. Ta le të lirë vetëm me paraqitje në polici.

Kosovare Kelemendi, avokate e Enver Sekiraqës, e ka konfirmuar për Paparacin se klienti i saj (Enver Sekiraqa) nga dje e ka marrë vendimin për lëvizjen e lirë. Atij i është zëvendësuar masa e arrestit shtëpiak me masën e detyrimit të paraqitjes në stacionin policor.

“Dje më ka njoftuar se e ka marrë vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak, atij i është shqiptuar masa e detyrimit për paraqitje në stacionin policor. Tashmë e ka nevojshme të paraqitet një herë në javë në stacionin policor”, tha Kelmendi për Paparacin.

Vetëm pak orë pas marrjes së vendimit për heqjen e masës së arrestit shtëpiak, Enver Sekiraqa i është kthyer jetës së natës.

Nën shoqërinë e të akuzuarit tjetër për përfshirjen në vrasjen e Triumf Rizës, Rrahim Abdullahu “Rrumqi”, Sekiraqa është parë mbrëmë duke shijuar kafenetë e baret në Rrugën B.

Në disa fotografi të publikuara nga Rrahim Abdullahu “Rrumqi” shihet Enver Sekiraqa dhe Gent Abazi duke shijuar jetën e natës te lokalet e Rrugës B, të premten në mbrëmje.

Për faj të vonesës së vendimit final të gjykatës, i dyshuari kryesor për vrasjen e policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa tash e mas do të endet i lirë.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqes për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Lexo edhe:  Hapet aplikimi për shtesat për fëmijët deri në 16 vjeç

Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Sëiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha ishte dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.