Publikohet një video ku thuhet se “djemtë shajnë e kërcënojnë një vajzë” në Arbëri

Faqja e njohur që publikon raste të ndryshme në kryeqytet “Vrojtuesit e Lagjes”, ka postuar një video për të cilën pretendohet se tregon dhunën e ushtruar ndaj një vajze.

Videoja, duket se ëshë dërguar në adresë të kësaj faqe dhe rasti ka ndodhur në Arbëri.

Po ashtu, mes tjerash shkruan se “në video dëgjohen djemtë duke sharë dhe kërcënuar vajzën”.

“Desha te e ndaj me ju nje video ku ushtrohet dhune ndaj nje femre ne Arberi, mbrapa Mini Max! Pasi qe duhet me u vetdisu populli jone qe dhuna eshte rreptesisht e ndaluar! Ne video ndegjohen dhe djemt duke shajtur e kercenuar vajzen, qe ka perjetuar dhune minimumi 30’minuta  derisa kemi dalur te vrojtojm situaten dhe lajmruam Kosovo Police eshte shprehur nje Vrojtuese!” – shkruan krahas videos së publikuar.

VIDEO

Lexo edhe:  Pamje nga aksidenti i rëndë në Lluzhan, ku u bën për spital 2 persona