Policia me aksion në Skenderaj, cak lokali ku luhej bixhozi

Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mesditës së sotme, hetuesit  policor  në Skenderaj, kanë  identifikuar një lokal ku ushtrohej  veprimtari e lojërave të fatit.

Në lokalin  ku ushtrohej veprimtari e dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: 2 aparate, 5 televizor, 4 monitor, 3 shtëpiza, 1 printer  dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë. 

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është  intervistuar një person i  cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, hetuesit policorë janë duke vazhduar me  procedurat e mëtejme hetimore.

Lexo edhe:  Ferizajasi rrëmben ish-bashkëshortën dhe ia kërcënon familjarët – nëna e gruas kërkon ndihmën e Policisë