Një e mitur në Podujevë raporton se është dhunuar

Foto: Ilustrim

Një vajzë e mitur në Podujevë ka raportuar në Polici se është dhunuar nga një burrë.

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari është në arrati.

Rasti thuhet se ka ndodhur të hënën e kësaj jave.

“Podujevë 18.12.2023 – 12:45. Më 20.12.2023 viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ende gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  “Veç zoti i madh…”, familja nga Gjakova në gjendje të rëndë ekonomike