Paralajmërohet rritja e çmimit të rrymës

KESCO dhe KEDS kanë kërkuar shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike.

Kjo kërkesë po shqyrtohet aktualisht nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu. Ai nuk ka treguar sa mund të rritet çmimi, megjithatë ka thënë se çmimet në bursë janë rritur dukshëm.

“Kur është dorëzuar ky plan i performancës në nëntor të vitit të kaluar, siç e dini ZRRE-ja në atë kohë nuk e ka hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm. Shqyrtimi i jashtëzakonshme si një prej aktiviteteve që nuk mund të parashihet në kuadër të aktiviteteve dhe të planit të perfomrancës, është edhe shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave, i cili edhe në vitin e kaluar ka ndodhur një herë, por edhe këtë vit domosdoshmërisht është duke ndodhur për shkak se janë plotësuar kriteret e parapara me Ligj dhe ZRRE-ja në dhjetor të vitit të kaluar ka hapur edhe shqyrtimin e jashtëzakonshme të tarifave për vitin 2023”, ka theksuar Fejzullahu.

Çmimi i rrymës ishte rritur edhe muaj më parë, dhe aktualisht ka një betejë në institucionet e drejtësisë nëse vendimi ka qenë i ligjshëm.

Lexo edhe:  Vrasja e 'Escobar' në Serbi, arrestohen autorët e dyshuar! Njëri u nxorr me shapka rozë nga apartamenti ku fshiheshin, bashkëpunëtore kishin 17-vjeçaren