Vidhet vetura luksoze në Prishtinë, pronari jep të dhënat në rast se dikush rastis në të

Një vjedhje raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Vetura luksoze e tipit Audi Q7 raportohet të jetë vjedhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, në Shkabaj të Prishtinës saktësisht në “Hade të Re”.

Thirrje të shumta janë bërë që kushdo që e sheh veturën në fjalë të lajmërojë policinë ose dy numra përkatës së pronarit.

Duhet përkujtuar që vjedhja e veturave është mjaftë e shpesh në vendin tonë, e padyshim edhe tejet shqetësuese.

 

Lexo edhe:  Kujdes, përveç 2 euro, në treg po qarkullojnë edhe 1 euro fals – ja si t’i dalloni