36 vjeçari terrorizon familjen e xhaxhait të tij, i dehur u hyn në shtëpi dhe i kërcënon me dy thika në duar

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Savrovë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka kërcënuar xhaxhain dhe familjen e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se 36-vjeçari nën ndikimin e alkoolit kishte shkuar në shtëpinë e xhaxhait të tij, ku kishte hyrë brenda duke i kërcënuar teksa mbante dy thika të mëdha në duar.

Më të keqen e ka parandaluar xhaxhai i të dyshuarit, i cili ka arritur që t’ia largojë thikat nga duart dhe ta pasivizojë 36-vjeçarin. Ndërkohë e ka lajmëruar rastin në Polici, me ç’rast i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.

36-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe i është nënshtruar testit për alkool, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’, teksa veprimet tjera ligjore do merren në vijim.

Lexo edhe:  Djali në Prizren e rrah dhe e kërcënon babain e tij 73-vjeçar pasi nuk i dha para