Pronari i një kafiterie në Skenderaj ofron shërbime falas për mësimdhënësit grevistë

Visar Behrmai, pronar i kafiterisë “N’Qosh” në Skenderaj, do të ofrojë shërbime falas për të gjithë mësimdhënësit grevistë të cilëve i është ekzekutuar paga e gushtit pjesërisht.

“Të gjithë profesorët, arsimtarët dhe mësuesit, të cilëve u janë ndal pagat, krejt shërbimet i kanë gratis në kafiterinë N’Qosh, në shenjë solidariteti me ta”, ka shkruar ai në Facebook, të enjten.

Por Qeveria e ka injoruar grevën, duke kërkuar nga mësimdhënësit që të shkojnë në shkollë.

E nëse nuk veprojnë ashtu do të iu ndalen pagat, sipas Hekuran Muratit, ministër i Financave Punës dhe Transfreve.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit