Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 9-vjeçari plagosi aksidentalisht vëllain e tij, poashtu të mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Vërrnicë të Vushtrrisë, ku një 13-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi dyshohet se vëllai i tij po ashtu i mitur ka shkrepur armën aksidentalisht.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se 9-vjeçari dyshohet se ka plagosur me pushkë ajrore, duke i shkaktuar atij plagë në këmbë.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital, për të kërkuar ndihmë mjekësore. Sinjali mëson se pas intervenimit të mjekëve, gjendja shëndetësore e 13-vjeçarit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa nuk dihet nëse arma që dyshohet se u përdor në rast është e pajisur me leje.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Rrahje mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri