Ky është spitali privat në Prishtinë ku vdiq një i moshuar, familjarët hedhin akuza në drejtim të mjekëve përgjegjës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në një nga spitalet private në Prishtinë, ku një pacient që po trajtohej aty, ka ndërruar jetë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për spitalin privat ‘Vita’ në Veternik, mjekët e të cilit po akuzohen nga familjarët e të ndjerit për trajtim jo të duhur mjekësor ndaj pacientit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ku bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa rasti është cilësuar “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Burri 32-vjeçar dyshohet për dhunimin e një 12-vjeçare, Policia në ndjekje të tij