Në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë mësimi po mbahet normalisht

Në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, “Ali Sokoli”, në Prishtinë mësimi ka filluar është duke u zhvilluar normalisht, raport Tëvë1.

Personeli mësimor në këtë shkollë ka vendosur që mësimi të mbahet pavarësisht thirrjes për grevë nga SBASHK-u.

Por, shumica e shkollave në Prishtinë janë duke e respektuar grevën.

Kurse, në gjimnazin “Sami Frashëri” raportohet se disa prej mësimdhënësve janë shprehur kundër mbajtjes së grevës.

Lexo edhe:  Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në rastin vjedhje e rëndë në Gjakovë