Problem në familje, babai nga Obiliqi çon në Polici djalin dhe nusen

Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Obiliq.

Sinjali mëson se në rast janë përfshirë një person i moshuar me djalin dhe nusen si dhe një anëtare tjetër e familjes.

75-vjeçari ka denoncuar për dhunë në familje djalin e tij dhe renë, me të cilët thotë se pati një mosmarrëveshje verbale.

Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Skandaloze: Shkolla “Ali Kelmendi” në Vushtrri deshi t’i dërgonte nxënësit në kishë pa njohurinë e prindërve