Mërgimtarit ia dogjën stanin në Bjeshkët e Istogut, vlera e dëmit mbi 30 mijë euro

Një incident i pahijshëm ka ndodhur në Bjeshkët e Baqevishtës në Istog, ku një stan është djegur. Stani në fjalë i përkiste mërgimtarit Muhamet Loshi.

Ngjarjen e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët janë shprehur të indinjuar për këtë gjë.

“Ketë bukuri e patë ngritur djali i axhës tim, Muhamet Loshi në tokë të shtetit në bjeshkën e Baqevishtës, ku kemi dalur që nga viti 1955. Aty e kalova fëmijërinë, por një anti-njeri i vuri flakën dhe e dogji. Mallkuar qoftë në 7 breza”, ka thënë një familjar.

Ndërkohë, edhe policia ka konfirmuar rastin.

Sipas raportit policor, dyshohet se zjarrvënia është bërë diku mes 23 marsit dhe 10 prillit.

“Me 10.03.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë këtij intervali kohor, dyshon se nga persona të panjohur i është djegur nga zjarri  tërësisht stani i tij. Rasti në procedurë hetimore” thuhet raportin policor.

Lexo edhe:  Kjo është 56 vjeçarja që u gjet e vdekur tek Liqeni Akumulues, la pas 4 vajza