Me kërkesën e profesorit Hajdin Islami në grafikën e motit të RTK-së përfshihet edhe Vushtrria

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka publikuar grafikën e re të korrigjuar pas kërkesës zyrtare që i ka bërë profesori nga Vushtrria, Hajdin Islami.

“Në cilësinë e aktivistit të pavarur të shoqërisë civile dhe qytetarit të Vushtrrisë, javë më parë i jam drejtuar me një kërkesë zyrtare Bordit të Përgjithshëm të RTK-së që të korrigjohet grafika e motit të këtij televizioni.

Jam i nderuar për përgjigjen pozitive nga Bordi, ku tashmë në grafikën e re të motit është përfshirë edhe Vushtrria, si një prej nëntë qyteteve me numrin më të madh të banorëve në Kosovë.

Së bashku, të gjithë mund të bëjmë vepra të mira për qytetin dhe shtetin tonë.

Kërkesën time e përkrahën edhe kryetari i Komunës, z.Ferit Idrizi dhe deputeti i nderuar z.Besim Muzaqi”, ka njoftuar në Facebook, profesori Islami.

Lexo edhe:  Avokati serb: Kam të drejtë të nderoj familjen e Adem Jasharit