Pejani kapet në flagrancë teksa ia merr “pazarin” një lypësari (VIDEO)

Vazhdon të mbetet një nga temat më të komentuara sociale në Kosovë.

Bëhet fjalë për atë se një numër i lypësarëve që qarkullojnë në vendin tonë janë të kontrabanduar, ose punojnë me porosi, thënë së buti.

Për këtë çështje javë më parë ishte deklaruar edhe Policia e Kosovës, duke ftuar qytetarët që mos të bien pre e personave (lexo: lypësarëve) që janë nën direktiva të dikujt tjetër.

Në një video të siguruar nga Nacionale, sot, një nga këta lypësarë shihet teksa ia jep thuajse të gjitha paratë një personi tjetër.

Ky tjetri, sipas lexuesit të Nacionales është parë duke hyrë në një banesë pranë njërës prej barnatoreve të njohura në Pejë.

Identeti i tyre nuk është fshehur me qëllim, ndërsa tashmë gjithçka u kalon në dorë autoriteteve.

Për më shumë, shikoni videon:

Lexo edhe:  Medikamentet që u kapën dje në autobusin e linjës Prishtinë – Tiranë janë fillerë që përdoren nga klinikat estetike në Kosovë