Policia me apel – Nga kjo datë të ndërrohen gomat për sezonin dimëror

Policia e Kosovës p ërmes një postimi në Facebook u ka bërë një apel të gjithë qytetarët e vendit për fillimin e sezonit të dimrit, duke u kërkuar që të ndërrojnë gomat e veturës dhe ky apel të zbatohet nga 15 nëntori deri më 15 mars.

“Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme”.

“Sigurohuni që gomat e mjetit tuaj janë ndërruar para fillimit të sezonit dimëror, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta”, thuhet në apelin e policisë.

Lexo edhe:  Ish-pjesëtari i Policisë i gatshëm t’i kthehet uniformës pa pagesë pas situatës në veri