Kërcënon sërish Serbia, thotë se ushtria është nisur për në Rashkë – komandanti: Kemi urdhër nga Vuçiq

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, sonte ka folur në lidhje me situatën në Kosovë, se Ushtria ka marrë detyra që do t’i kryejë plotësisht.

Gjenerali Mojsiloviq tha për TV Pink se ka pasur një takim me Komandantin e Përgjithshëm dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se tema e takimit ka qenë Kosova dhe situata aktuale.

Ai ka theksuar se nuk mund të flasë për detajet e bisedës, përcjell Jepi zë.

“Për momentin jam rrugës për në Rashkë. Detyrat që i janë dhënë ushtrisë dhe mua si shef i shtabit të përgjithshëm janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht”, nënvizoi Mojsiloviq.

Ai ka theksuar se situata në Kosovë është komplekse dhe se kërkon prezencën e Ushtrisë përgjatë vijës administrative.

“Ushtria serbe do të jetë e orientuar drejt përmbushjes së detyrave të caktuara. Duhet ta dini se në çdo rast Forcat e Armatosura të Serbisë do t’i përmbushin të gjitha detyrat e caktuara”, tha Mojsiloviq.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim