Politikani serb kërcënohet pasi tha se duhet hetuar “lidhja mes Escobarit e Gjuriqit”

Ish-kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ka marrë kërcënime të shumta në rrjete sociale, pasi kishte shkruar në një postim në Twitter se autoritetet amerikane duhet hetuar lidhjen mes ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq dhe emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në Twitter ka pasur kërcënime të shumta ndaj Sanduloviqit, përfshirë edhe kërcënime me vdekje.

Sanduloviq më 17 shkurt, në përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës, kishte marrë pjesë në homazhe në Prekaz, ndërsa kishte kërkuar falje për krimet e kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Lexo edhe:  Rreth 50 ari grurë përfshihen nga zjarri në Rahovec