Tentoi rekordin për kalimin nga Otranto në Vlorë, por përfundoi në spital

Vetëm 16 kilometra nga bregu i Vlorës, pasi kishte notuar 75 kilometra, Eva Buzo e ndaloi notin pas rreth 28 orësh rrugëtim.

35 vjeçarja australiane me origjinën e të parëve nga Shqipëria, i rezistoi fillimisht këshillave të trajnerëve të saj për t’u tërhequr, por në fund u detyrua të dorëzohej vetëm pak milje nga Karaburuni. Pickimi i një kandili ia rëndoi situatën ndërsa edhe kripa ia kishte vështirësuar më parë të folurën.

Edhe pse nuk ia doli të afërmit e Evës nuk e fshehin krenarinë për të.

Në tokën e të parëve tashmë Buzo do të ketë mundësinë të shijojë bukuritë e Shqipërisë, për promovimin e të cilave e ndërmori sfidën e vështirë.

Eva Buzo do të bëhej gruaja e parë në histori që kalon 91 km e Otrantos me not, objektiv i cili me pak fat mund të ishte realizuar me sukses nga avokatja shqiptaro-australiane.

Shqiptaro-Australiania Eva Buzo dha dhe një intervistë për Report Tv flet për nismën e fundit të saj për të kaluar me not Otranton, nga Italia në Shqipëri.

Lexo edhe:  Tërmet i fortë në Gjermani, lëkundjet ndjehen edhe në shtetet përreth