Policia nuk po e fal askënd: Tre shoferë gjobiten me nga 500 euro dhe iu merren veturat
Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në tri raste të ndara në rrugët magjistrale Ferizaj – Kaçanik dhe Ferizaj – Shtime ka ndaluar tre shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet e tyre nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë kundërvajtëse, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.
Ndaj shoferëve policia u ka shqiptuar nga një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe u janë konfiskuar përkohësisht automjetet.
Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes që të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.
Polica ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë :
192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.