Mjekja e QMF-së në Istog cak i vjedhjes, një person ia merr çantën e krahut me para dhe dokumente

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria edhe në hapësirat publike po bie. Ndër rastet e shpeshta të vjedhjeve janë çantat e krahut, që hajnat kanë cak. Kështu ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog.

Një person dyshohet që ka vjedhur çantën e krahut të njërës prej punonjësve të stafit shëndetësor të QMF-së.

Sinjali mëson se viktimë është një mjeke, e cila e kishte lënë çantën e saj me gjërat personale në dhomën e stafit mjekësor, por të njëjtën nuk e gjeti aty.

Ajo ka denonucar rastin në Polici, ku sipas burimeve ajo ka deklaruar se brenda çantës ka pasur rreth 90 euro para të gatshme, mjetet e identifikimit, kartela bankare e gjëra tjer.

Pas veprimeve hetimore të Policisë, është arrestuar një person i dyshuar lidhur me rastin. Verifikimi dhe identifikimi i tij është bërë falë pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë.

37-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Vjedhje’. Me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Reshje shiu dhe rënie të temperaturave, ky është moti për javën e ardhshme!