Aksident i rëndë në Zhabar të Mitrovicës, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Zhabar të Mitrovicës.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë “Jepi zë” se nga aksidenti kanë mbetur disa të lënduar.

Një lexues ka dërguar pamje në “Jepi zë” nga vendi i ngjarjes ku dy automjete shihet se janë dëmtuar nga goditja.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me shkaqet e aksidentit.

Lexo edhe:  “Të vras nëse krijon lidhje me dikë” Mërgimtari kërcënon ish-partneren në Kosovë