Liverpool organizon iftar për tifozët e tyre – Ezani jehon në Anfield, 3000 tifozë marrin pjesë

Ky është një muaj agjërimi për myslimanët anembanë botës. Ende nuk është aq e zakonshme të shohësh një iftar kolektiv në ambient të hapur, por as që Imami nga Anfield-i ikonik t’i ftojë agjëruesit të falen.

Mbrëmë Liverpooli ka pritur tifozët e tyre të cilët ishin duke agjëruar dhe Imami në një kohë të caktuar i ka njoftuar të gjithë se agjërimi ka përfunduar për atë ditë dhe se mund ta prishin agjërimin.

Sipas mediave britanike, rreth 3000 njerëz morën pjesë në iftarin e organizuar nga Liverpool për tifozët e tyre.

Lexo edhe:  Robin Krasniqi sqaron se përse fitoi ndaj Nadjib Mohammedit