Jasir Asani si Cristiano Ronaldo, berberi e shndërron në model flokësh

Ishim mësuar të shihnim fytyrën e Cristiano Ronaldos teksa shfaqej në modele të ndryshme flokësh nga njerëz në gjithë botën. Por, së fundmi në gjurmët e portugezit duket se ka shkelur edhe Jasir Asani.

Pas paraqitjeve të mrekullueshme me Kombëtaren, mëngjërashi është shndërruar në të preferuarin e sportdashësve. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, fytyra e tij është “pikturuar” nga berberi në një model flokësh.

Golat e shënuar në kualifikueset e EURO 2024 kanë lënë gjurmët e veta tek të gjithë shqiptarët që tashmë po preferojnë ta kenë dhe në modelin e tyre të flokëve, Jasir Asanin.

Lexo edhe:  Detaje të reja që shtojnë pikëpyetjet për një romancë mes Era Istrefit dhe Amir Rrahmanit