Punë e kryer, ja kush do të jetë trajneri i ri i Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur marrëveshje me trajnerin gjerman, Franco Foda, 57-vjeçar, për të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.

Të paktën kështu ka raportuar sot gazetari Arlind Sadiku. Sipas tij, Foda ka arritur marrëveshje me FFK-në dhe do ta udhëheq Kosovën qysh në miqësoret e muajit mars.

Gjatë karrierës së tij, Foda ka udhëhequr skuadra zvicerane e austriake. Ai ka fituar një herë Kupën e Austrisë, teksa është shpallur edhe kampion në Austri.

Lexo edhe:  Shkurte Fejza flet përpara performancën në “Air Albania”: Do të këndojmë për fitore