Trepça finalisti i parë i Kupës së Kosovës 2024, mposht Yllin

KB Trepça është finalisti i parë i Kupës së Kosovës 2024, që është duke u zhvilluar në Gjakovë.

Klubi mitrovicas ka mposhtur në gjysmëfinale klubin suharekas, KB Golden Eagle Ylli me rezultat 72-59.

Kësisoj, ‘xehtarët’ arrijnë finalen për vitin e tretë me radhë, duke i fituar të dyja parapraket.

Trepça në finale pret fituesin e duelit KB Prishtina-KB Bashkimi, duel ky që zhvillohet sot nga ora 20:00.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Aksident trafiku mes dy Golf-ave në Kçiq të Mitrovicës