Gruaja në Gjakovë denoncon burrin dhe vjehrrin për dhunë, merr edhe ndihmë mjekësore

Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të tilla, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në fshatin Baballoq të Deçanit, e cila ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrin e saj për dhunë.

Sinjali mëson se 20-vjeçarja ka deklaruar se bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht, ndërsa vjehrri i saj ka ushtruar dhunë psikike. Si pasojë e kësaj, viktima ka marrë edhe tretman mjekësor.

Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Parku në Stamboll që mbanë emrin e Adem Jasharit